Ngjarje

Kurti: Aplikojmë si vend kandidat, jemi BE

Qeveritarët i mblodhi për 28 çështje që i kishte në rend të ditës.

Por, asnjëra nga to nuk u konsiderua më e rëndësishme se lajmi që kryeministri Albin Kurti vendosi ta jap pa e nisur mbledhjen e qeverisë.

Ky qe vendimi për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këtë javë.

“Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE-ja”, tha Kurti.

E Kurti, shprehet optimist që Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për këtë aplikim.

Kosova kërkesën do ta dorëzoj në Këshillin e BE-së, i cili më pas i kërkon Komisionit të vlerësojë aplikimin.

Këtë fazë e kaloi Bosnja e Hercegovina, kur të martën e 13 dhjetori BE-së ia miratoi dhënien e statusit të vendit kandidat.

Procesin e njëjtë Shqipëria e Serbia e nisi më 2009, Mali i zi më 2008 e Maqedonia e veriut me 2004.

Related Articles

Back to top button