Ngjarje

“Kurti dërgoi policë të armatosur në Veri, shkeli marrëveshjen”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka akuzuar Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin se e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit duke “dërguar policë të armatosur në Veri”.

Këto komente Vuçiq i ka bërë në kryeqytetin shqiptar Tiranë, pas përfundimit të Samitit BE- Ballkani Perëndimor.

“Është mirë që, të paktën sipas të dhënave aktuale nuk ka viktima dhe besojmë se do të mbetet ashtu. Për sa i përket kohës, nuk e dimë se çfarë kanë në mendjen e atyre personave që duan të shkaktojnë konflikte çdo javë. Nuk është një periudhë e lehtë përpara nesh, por është e rëndësishme që të qëndrojmë me popullin tonë dhe të merremi vesh  me shqiptarët për gjithçka që është e mundur që paqja të ruhet dhe të ruhet. Gjithashtu besoj se Miroslav Lajçak do të luajë një rol të rëndësishëm në ulje të tensioneve” ka thënë Vuçiq.

Related Articles

Back to top button