Kurti dhe Vuçiq po ndjekin udhëzimin e BE-së për të mos folur rreth diskutimeve, zbulon gazetari nga Brukseli
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2023/10/Albininebrukse-780x470.webp)
Gazetari kosovar, Besim Abazi, në një lidhje direkte nga Brukseli ka thënë se është shumë e vështirë të që merren informacione për atë që po diskutohet në Bruksel në mes të liderëve të Kosovës e Serbisë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe krerët e shteteve si Gjermania, Franca e Italia.
Abazi ka thënë se kjo ka qenë këshilla që nga vizita e pesëshes në Prishtinë dhe Beograd, pra që Kurti dhe Vuçiq të mos flasin në detaje për diskutimet dhe thotë se duket që edhe sot në Bruksel po e ndjekin një udhëzim të tillë.
“ Të dy udhëheqësit, Kurti dhe Vuçiq janë treguar të kursyer gjatë ditëve të fundit. Edhe presidenti serb ka thënë se ka një marrëveshje me udhëheqësit e BE-së për të mos diskutuar hapur për ato që janë folur në Prishtinë dhe Beograd dhe se edhe sot po e ndjekin këtë koprraci të dhënies së informacioneve. Prandaj ka qenë pothuajse e pamundur për të marrë informacione”, ka thënë Abazi për T7.