Ngjarje
Kurti dhe zv/drejtori i Policisë thërrasin konferencë për media
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20230924_114052_Chrome-780x470.webp)
Kryeministri Kurti dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Fehmi Hoti, do të dalin në një konferencë për media, pas zhvillimeve të fundit në veri, ku u vra një zyrtar policor, raporton Gazeta Sinjali.
Konferenca do të fillojë në orën 12:00, në objektin e Qeverisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, mbajnë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 12:00”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.