Ngjarje

Kurti konfirmon Asociacionin, Buzhala: E këta zagarët që thonin se nuk ka Asociacion, a ikin prej studiove?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar në mënyrë eksplicite asociacionin brenda marrëveshjes së arritur në Ohër, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Këtë e ka bërë Kurti gjatë një interviste për RTK.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. Pra 39 marrëveshje janë, prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht të 2015, për diç më shumë se 4 vite, janë 39 marrëveshje.” – deklaroi Kurti.

Ndaj kësaj situate ka reaguar gazetari Berat Buzhala.

Ai ka theksuar se a ikin nga studiot tash “zagarët” që thonin se nuk ka Asociacion./Veriu.info

Postimi i Buzhalës:

E tash keta zagaret qe thojshin nuk ka Asociacion, a ikin prej studiove? Phu.

Related Articles

Back to top button