Ngjarje

Kurti në fjalën e fundit të vitit: Çdo marrëveshje që do të nënshkruhet me Serbinë do të jetë në të mirë të vendit tonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij të fundvitit ka folur për marrëdhëniet e ngushta të vendit me aleatët ndërkombëtarë dhe procesin e dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, Kurti ka thënë se Kosova ka bashkëpunim me aleatët në procesin e normalizimit me Serbinë me synim për të sjellë paqe e siguri dhe “për ta hequr barrën që do ta ngadalësojë rritjen e prosperitetin tonë”.

“Do të doja të siguroja qytetarët se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet me Serbinë do të jetë në të mirë të vendit tonë dhe nuk do të kërcënojë sigurinë dhe integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë”, ka thënë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali

“Kosova jonë është në prag të një të ardhme që është më afër asaj se çka meritojmë dhe për të cilën kemi punuar intenzivisht”.

Related Articles

Back to top button