Ngjarje

Kurti në mbledhjen festive të Qeverisë: Me mbështetjen nga aleatët tanë ndërkombëtarë, ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët, Kosovën

Është duke u zhvilluar Mbledhja Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në fjalën e tij, Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova është “shtëpia e përbashkët”, që u ndërtua me mbështetjen e aleatëve.

“Pas luftës shkatërruese 1998-1999, në rindërtuam shtëpitë tanë. Me mbështetjen nga aleatët tanë ndërkombëtarë, ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuese në paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale e solidaritetin, i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës, Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenarë sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet”, tha Kurti.

Ai tha se Kosova qëndron e fortë, përkundër sfidave, dhe shteti ynë po zhvillohet.

Kurti uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë, derisa tha se Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim.

“Një çerek shekulli pas luftës, Kosova qëndron e fortë, përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet. Kosova është shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe i pandashëm. Ashtu sikur ditën kur u shpall e pavarur, Kosova ishte, është dhe do të jetë shtëpi e gjithë qytetateve të saj pa dallim. Sot urojmë të gjithë qytetarët dhe gjitha komunitet jo shumicë në Kosovë. Urime të gjithëve Pavarësia e Republikës së Kosoves, shtëpisë sonë të përbashkët.

Related Articles

Back to top button