Ngjarje

Kurti në Vatikan: Republika e Kosovës është e përcaktuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Vatikan, u prit nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti gjatë takimit ka theksuar se Kosova është  e përcaktuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim.

“Me Papa Françeskun, biseduan për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion, dhe për bashkëjetesën multi-fetare në Kosovë. Kryeministri më tej e njoftoi Atin e Shenjtë edhe për suksesin demokratik dhe ekonomik të vendit, dhe për arritjet e qeverisjes së deritanishme, duke theksuar faktin që jemi qeveria e parë që po ndanë shtesa për nënat lehona dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeç, si politikë mbështetëse për ta”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kryeministri ka ftuar Shenjtërinë e tij, Papa Françeskun që ta vizitojë Kosovën, pas rikuperimit të shpejt dhe të mirë nga operacioni kirurgjik që kishte së fundmi.

Pas Vatikanit, kryeministri Kurti ka udhëtuar drejt Brukselit pas thirrjes së Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për një takim urgjent mes Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugëdalje nga kriza aktuale.

Related Articles

Back to top button