Ngjarje
Kurti njofton nënshkrimin e kontratës me gjigandin turk për prodhimin e municioneve ”Made in Kosova”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE).
Ai ka thënë se ky prodhues po merr përsipër fabrikën e municioneve ”Made in Kosova”, e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.
Kuri ka njoftuar se fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë vendore.
Postimi i plotë: