Kurti përmendi bashkimin kombëtar, Spahiu: Kryeministër koncentrohu, nuk mundesh me mbrojtë me jetë flamurin e Kosovës, kur në zemër ke tjetër flamur

Sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij para delegatëve të kësaj partie, ku foli për shumë ngjarje poashtu ka përmendur sërish “bashkimin kombëtar”, duke thënë se nuk e harrojmë rëndësinë e tij, shkruan Veriu.info.
Pas kësaj deklarate ka reaguar analisti mitrovicas Nexhmedin Spahiu i cili i ka thënë Kurtit, “Kryeministër koncentrohu”.
“Nëse ti do që Kosovën me ia dhuru Edi Ramës, përse polici apo ushtari me e dhanë jetën për veri të Kosovës, kur e di që Edi Rama do t’ia kthejë Serbisë tërë Kosovën siç ka bërë paraardhësi i tij politik Enver Hoxha”, ka shkruar Spahiu.
Postimi i plotë:
Kryeministër koncentrohu!Nuk mundesh me i bindë policët e ushtarët me e mbrojtë me jetë flamurin e Kosovës në Veri nëse ti tregon se e ke në zemër një tjetër flamur. Nëse ti do që Kosovën me ia dhuru Edi Ramës, përse polici apo ushtari me e dhanë jetën për veri të Kosovës, kur e di që Edi Rama do t’ia kthejë Serbisë tërë Kosovën siç ka bërë paraardhësi i tij politik Enver Hoxha.



