Ngjarje

Kurti, porosi Serbisë: Dorëzoje Milan Radojiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

Kryeministri i republikës së Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Samitin rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Mal të Zi.

Në ditën e dytë të këtij takimi, Kurti tha përpara të pranishmëve që Serbia duhet të dorëzojë Milan Radojiçiqin dhe grupin e tij paramilitar, raporton Indeksonline.

 “Lidhjet e shpejta kanë kuptim me hartat e vogla të gjetura. Për këtë arsye kërkoj nga Serbia që të dorëzojë Milan Radojiçiqin në Kosovë, dhe gjithashtu grupin e tij paramilitar që kanë vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjaku, më 24 shtator” tha kryeministri Kurti.

Ai gjithashtu foli edhe për të arriturat dhe progresin e Kosovës në fushën e ekonomisë, përfshirë edhe reformat që çojnë përpara demokratizimin e institucioneve.

Me këtë rast, Kurti porositi BE-në që të kontrollojë progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon.

“Një porosi dëshiroj t’i bart BE-së: Kontrolloni progresin demokratik dhe reformat e BE-së ne rajon dhe  pastaj bazoni politikat në ato të dhëna. Për Kosovë, plani zhvillimor i BE-së paraqet një mundësi për ta çuar përpara integrimin tonë në tregun unik evropian, duke përshpejtuar reformat që kanë të bëjnë me demokratizimin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut” shtoi Kurti./Indeksonline/

Related Articles

Back to top button