Ngjarje

Kurti: Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës

Kosova ka bërë hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Pas reagimit nga ana e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tashmë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka shtuar se Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës.

‘’Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë. Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, ka shkruar Kurti.

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sot morri vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës./Lajme.net

Related Articles

Back to top button