Interesante

Kushtet e rënda sociale, shteti ja merr tre fëmijët familjes Berisha

Për shkak të kushteve të këqija të jetesës, neglizhenca ndaj fëmijëve, Qendra për Punë Sociale e Komunës së Podujevës, i dërgon në strehimore tre fëmijët e familjes së Valon dhe Miradije Berishës, nga fshati Balloc i Komunës së Podujevës.Kryefamiljari Valoni rrëfen historinë trishtuese që i ka ndodhur familjes së tij prej kohë kur i ka vdekur foshnja disa muajsh. Në prill të këtij viti ka ndodh ngjarja tragjike në familjen Berisha, ku e porsalindura vdesë , menjëherë pas lajmit për vdekjen e foshnjës , policia ka nis hetimet për shkaqet e vdekjes të cilat edhe sot nuk janë të ditura për familjen.Valon Berisha, thotë se tre fëmijët tjerë të moshave të mitur ju kanë marrë me dhunë nga Policia dhe Qendra Sociale e Komunës së Podujevës.“Me dhunë mi kanë marrë fëmijët, djalin me kanë shti me shënuar 9 muaj ma të vjetër veç se për me marrë. Ata kryesorët na kanë bërë dhunë edhe sa herë të shkojmë për me shkuar me i pa fëmijën nuk e thirrin tjetra patrulla po të njëjtën polici që kanë korrupsionin , që kanë dhunën ndaj neve…Unë evlad për me dhënë nuk kam . Veç po e pres edhe qet gjyq që 3 muaj sot po vjen sot jo nesër dokumenti se unë më duhet me marr masa vete. Unë o Ardiana le të zgjedh. Unë evlad me shit nuk kam”, tha Berisha.

Related Articles

Back to top button