Ngjarje

Ky është i riu që është shpallur si i zhdukur në Hajvali

Një mashkull nga Hajvalia është raportuar i zhdukur të shtunën rreth orës 19:00, dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se, i zhdukuri është Argetim Buzuku, 23 vjeçar. Ai kishte dal nga shtëpia të shtunën me veturë të tipit ‘Golf 4’ dhe nuk ishte kthyer më.

Ndërsa në raportin 24-orësh nga Policia e Kosovës, thuhet se rasti është në hetime

‘’PERSON I ZHDUKUR-Hajvali 03.06.2023-18:40. Ankuesi kosovar ka njoftuar se viktima kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime’’.

Related Articles

Back to top button