Ngjarje
Ky është vendi ku u gjet Arben Beselica

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur vendin se ku është gjetur Arben Beselica i cili është raportuar i zhdukur.
Me anë të një postimi në Facebook, Shoqata ka bërë të ditur se Beselica është gjetur shëndosh e mirë.
“Pas angazhimit të panderprer nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve u bë e mundur gjetja e Arben Beselica i zhdukur nga Data 08.10.2023. Arbeni është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.



