Lajçak javën e ardhshme viziton Kosovën dhe Serbinë
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se planifikon që javën tjetër të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak, ka thënë se kjo vizitë do të jetë për të diskutuar për hapat e ardhshëm të normalizimit bazuar në dokumentin që ai e ka paraqitur në muajin shtator si dhe në komentet që kanë marrë nga Prishtina dhe Beogradi javëve të fundit.
“Për t’u siguruar që po e shfrytëzojmë këtë momentum, po planifikoj që javën tjetër të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin, për të takuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq për të diskutuar hapat e ardhshëm të normalizimit bazuar në dokumentin që unë e kam paraqitur në muajin shtator, si dhe në komentet që kemi marrë nga Prishtina dhe Beogradi javëve të fundit” – ka thënë Lajçak.