Ngjarje

LAJMI I FUNDIT: Largohet pika statike që u dogj mbrëmë tek “Tre rrokaqiejt”, shihen vetëm mbetje nga shpërthimi (VIDEO)

Një pikë statike (kontejner) i Policisë së Kosovës është djegur sot në orët e hershme të mëngjesit, tek “Tre rrokaqiejt” në Mitrovicën veriore, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ekipi i Gazetës Online Veriu.info qëndroi para pak çastesh në vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe është djegur pika statike.

Siç shihet nga pamjet pika statike, kontejneri, është larguar nga aty dhe shihen vetëm mbetje të xhamave që u shkatërruan nga shpërthimi.

Por Policia e Kosovës është e vendosur në këtë vend për të ofruar siguri.

Fatmirësisht në momentin e sulmit nuk kishte policë në këtë pikë statike./Veriu.info/

VIDEO:

Related Articles

Back to top button