Ngjarje
Lajmi i fundit: Policia e Kosovës bastis një fabrikë në Bërnjak
Policia e Kosovës ka nisur një bastisje në objektin e fabrikës së vidave në Bërnjak.
Patrullat e Policisë së Kosovës janë vendosur para urës, pranë fabrikës.
Gjithashtu, është bërë e ditur se bastisja po monitorohet me dronë.
Ndërkohë, në bastisje i pranishëm është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani.
“E kemi kontrolluar këtë objekt disa herë, sot kemi shkuar përsëri, është prezent edhe ministri, Xhelal Sveçla, po shqyrtohet nëse ky objekt i takon AKP-së”, tha Elshani për tëvë1.