Ngjarje
LAJMI I FUNDIT: Rakiqi sulmohet fizikisht nga protestuesit serbë (VIDEO)

Disa serbë lokalë janë mbledhur në Mitrovicë të Veriut pas arrestimit të Millun Milenkoviq- Llune, i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Në vendin e ngjarjes afër protestuesve kanë dalë edhe liderët e Listës Serbe, Goran Rakiq e Igor Simiq.
Rakiq është sulmuar fizikisht nga protestuesit serbë teksa në ato momente tërhiqet nga disa serbë tjerë.
Ndryshe, rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.
The attack on their leader , serbs have lost their own mind on North Kosovo #kosovo pic.twitter.com/spuzLIuFkF— NotYou (@EnergyBanger) June 13, 2023



