Ngjarje

LAJMI I FUNDIT: Vdes personi që ra me veturë mbi lum

Trupi i pajetë i një personi i cili mbrëmë pati një aksident trafiku në territorin e komunës së Zveçanit sapo është nxjerrë nga lumi Ibër.

Komandanti i stacionit të zjarrfikësve në Zveçan, Vladan Radomiroviq, ka konfirmuar mëngjesin e sotëm për KoSSev se aksidenti trafiku ka ndodhur mbrëmë afër Srbovacit afër deponisë së re, kur vetura e një personi ka rënë në Ibër, përcjell Jepi zë.

Radomiroviq na tha se gjatë gjithë natës kanë qenë të angazhuara të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe se trupi i pajetë është gjetur sot në mëngjes.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në pjesën veriore të Mitrovicës, tha Radomiroviq.

Sipas disa qytetarëve , i vdekuri ishte një person ne moshë të re.

Për identitetin e të ndjerit do të ju mbajmë të informuar.

Related Articles

Back to top button