Latifi publikon fotografi të vitit 1924, Hoxha i puthë dorën kryepopit serb Dimitrije

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka publikuar një fotografi të vitit 1924, ku shihet një Hoxhë teksa i puthë dorën kryepopit serb Dimitrije, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në Facebook, Latifi është shprehur se në kohën kur regjimi i Kralit, vriste famulltarët të cilët kishin marrë guximin t’i shkruanin Lidhjes së Kombeve për terrorin që po bëhej mbi shqiptarët e Kosovës, përfaqësuesit e partisë islamike, që kishin koalicion me partinë radikale të shqiptarvrasësit Nikolla Pashičit, i bënin pritje të tilla patriarkut serb në Vushtrri.
“…Përfaqësues të Xhemijetit( partisë islamike që ishte në koalicion me partinë radikale të shqiptarvrasësit Nikolla Pashičit) i bënin këso pritje patriarkut serb në stacionin e trenit në Vushtrri…”.



