Ngjarje

Liburn Aliu del në mbështetje të Rexhep Selimit, pas reagimeve të komentuesve përmendi edhe Thaçin, Veselin e Krasniqin

Ministri i Ministrisë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një shkrimi ka mbështetur bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimi për betejen e tij me drejtësinë në Hagë.

Aliu ka ofruar mbështetjen për Selimin deri në fitoren e pashmangshme siç ka thënë ai.

“Deri në fitoren tënde të pashmangshme, Gjeneral! Lavdi luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bindur se drejtësia do të triumfojë përherë!”- ka shkruar Aliu përbri fotografisë të Selimit.

Por, Aliu nuk ka përmendur fare, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin të cilë; po ashtu janë duke u gjykuar në Hagë.

E ky veprim, ju ka rënë në sy komentuesve të cilët ia përmendën Aliut.

Dy orë më vonë, Aliu ka publikuar një tjetër reagim ku kësaj radhe ka përmendur edhe Thaçin, Krasniqin e Veselin.

“Brez pas brezi luftëtarët tanë janë përballur me padrejtësitë. I kemi dëgjuar historitë e tyre prej më të vjetërve, qysh kur kemi qenë fëmijë, jemi rritur me ta, jemi angazhuar krah për krah, dhe kemi ndarë sfidën e sakrificën bashkë me ta.

Sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës. Por e bardha nuk nxihet dot nga shpifjet. Jam i bindur se ata do të triumfojnë. UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj janë heronj!”, ka shkruar Aliu./GazetaSinjali

Related Articles

Back to top button