Ngjarje

Lind foshnja e parë për vitin 2023, është vajzë

Ekipa kujdestare e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK e ka sjellë në jetë foshnjën e parë për vitin 2023.Nëna 25 vjeçe me iniciale E.R. nga Drenasi ka lindur foshnjën e saj femër me peshë 3250 gram dhe gjatësi 52cm raporton Gazeta Shneta.

Lindja është kryer spontanisht në ora 00:01 nga ekipa kujdestare.

Sipas ekipës kujdestare foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK për çdo vit lindin afërsisht rreth 10 mijë foshnje.

Related Articles

Back to top button