Ngjarje
Liqeni i Ujmanit i sigurt: Studentët e UP-së bëjnë vizitë studimore
Në bashkëpunim me Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, sot studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit realizuan vizitë në liqenin e Ujmanit.
Të shoqëruar nga stafi akademik, studentët kishin mundësinë që nga afër të shohin e të mësojnë më shumë rreth objekteve hidroteknike, përcjell Jepi zë
Ky liqen është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e Republikës së Kosovës.
Penda ka sipërfaqe 11.9 km², gjatësi 24 km, thellësi 105 m dhe grumbullon 390-410 milionë m³ ujë.
Ndryshe deri tani vizita në këtë resurs të madh natyror nuk ka qenë e sigurt ndërsa tani duket se gjithçka është normale dhe e mundshme.