Lus ZOTIN te behet mire dhe kjo bote te behet me paqesore dhe me sociale!
Sot rreth ores 11:00 me erdhi ne zyre nje Zonje shume e pervuajtur qe shprehej ne gjithe qenien e saj. Mendova se kishte ardhur per ta vizituar apo konsultuar per gjendjen shendetsore por joo! Urdhero i thashe çfare shqetesimi keni? Doktor me tha: A njihni ndokend apo ndonje mjek qe te me rekomandosh sepse dua te shes njeren veshk sepse kam nje hall te madh!
Mu rrenqeth i gjithe trupi dhe mu duk sikur me ra tavani i zyres ne koke! Mu mbyll goja. Vetem e veshtroja nga koka te kembet. Ndjeva nje trishtim qe nuk e kisha perjetuar kurre. Thjesht kisha degjuar por qe ta perjetoj nje kerkese te tille kurre nuk e kisha menduar.
O Zot thash ku po shkon kjo bote! U mundova ta qetesoj, ta bind dhe ti jap kurajo por nuk me lejoj te zgjas shume bashkebisedimin dhe Ajo me tha: kalofsh mire doktor se po shkoj diku tjeter. Iku! Me la pa fjale! Ngela i shushatur ne karrigen e zyres i futur thelle ne mendime te trishta duke menduar; si ka mundesi qe jeta ti çoje njerezit deri ne kete pike sa vetem paraja mund tjua zgjidhe hallet dhe sikletet njerezve!
Shume njerez shqetesohen sepse duan ti bejne plastike surratit dhe pjeseve te trupit, shume shqetesohen dhe vriten se ju prish apo ju gervish makina, shume njerez shqetesohen se ju vonua orari bukes dhe keto i quajne halle; nderkohe qe dikush hallin kerkon ta zgjidhe duke shitur organet e trupit. Lus ZOTIN te behet mire dhe kjo bote te behet me paqesore dhe me sociale!
Me respekt Edmond Driçi (Credits: Mondi Drici)