Ngjarje

Maliq V. është 70 vjeçari që me plumb në fyt tentoj të vetëvritej

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Mitrovicë, ku një person ka tentuar ti japë fund jetës së tij me një armë zjarri.

Burimet e Veriu.info kanë mësuar se 70 vjeçari me inicialet M.V është nga fshati Çabër dhe jeton në lagjen “Sami Gashi” në Vaganicë tash e disa vite ishte në gjendje të palëvizshme.

70 vjeçari është dërguar në Emergjencë në gjendje të rëndë për shkak të plagës që kishte në fyt e cila dyshohet se i ishte shkaktuar nga arma e zjarrit.

Plumbi i armës kishte depërtuar nga fyti në drejtim të qafës duke dalë nga pjesa e prapme e qafës.

Ndonëse me vështirësi të mëdha, pas intervenimit të mjekëve mitrovicas rrugët e frymarrjes që iu kishin bllokuar pacientit u liruan e i njejti u dërgua në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Related Articles

Back to top button