Ngjarje
Mbi një orë e gjysmë pritjet në Merdarë
Gjatë festave të fundvitit numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë është më i lartë.
Kështu në pikat kufitare pritjet e qytetarëve vazhdojnë të jenë edhe këtë herë, njofton KlanKosova.tv.
Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen të jenë në hyrje të Kosovës, në pikën kufitare të Merdares, Dheut të Bardhë dhe të Muçibabës.
Në Merdarë pritjet janë deri në 100 minuta, derisa në Dheun e Bardhë dhe Muçibabë deri në gjysmë ore. Në pikat tjera kufitare situata është më e qetë, me pritje deri në 5-10 minuta.