Mbreti i futbollit Leo Messi e shpall Argjentinën Kampion të Botës
Mbreti i futbollit Leo Messi e shpall Argjetinën Kampion të Botës, pas fitores me penallti së amerikano-jugorëve në finale ndaj Francës në ‘Katar 2022’. Argjentina edhe zytarisht është shpallur kampion bote.
Koha e rregullt në këtë finale u mbyll 2:2, derisa pas vazhdimeve përfundoi, 3:3. Golat për Argjentinën i shënuan Leo Messi dhe Angel Di Maria. Ndërsa për Francën ishte Kylian Mbappe që shënoi dy herë brenda një minute.
Ndeshja më pas u konkretizua me disa raste, por u mbyll 2:2 në kohën e rregullt. Edhe në vazhdime kishte super përballje pasi u shënuan edhe nga një gol për secilën kombëtare. Fillimisht Leo Messi në minutën e 109`, kurse më pas Mbappe në të 118`.
Ndeshja u mbyll 3:3 edhe pas vazhdimeve. Në penallti kombëtare më e mirë ishte ajo Argjentina, pasi ishin të saktë. Kingsley Coman humbi penalltinë, me Emiliano Martinez që ia priti gjuajtën francezit. Aurelien Tchouameni i ‘Gjelave’ goditi jashtë portës.