Ngjarje
Me plis në kokë, studentët e UP-së protestojnë për bojkotimin e produkteve serbe

Me plis në kokë dhe me pankartat, “Duaje tënden”, “Ata barrikadojnë rrugët, ne barrikadojmë ekonominë e tyre”, “Mos e forconi armikun”, është mbajtur protestë paqësore “Bojkoto produktet serbe”, e cila u organizua nga studentët e Fakultetit të Edukimit.
Studentët derisa marshuan bënë thirrje nga të gjithë që t’i bojkotojnë këto produkte serbe. Sipas tyre duhet të ngrihet vetëdijesimi i popullit për të ndaluar blerjen e tyre dhe të konsumojnë produktet e vendit, kështu të fuqizohet ekonomia e Kosovës dhe jo ajo e Serbisë.



