Mehaj e Jashari në Washington me ftesë të Asociacion të Ushtrisë së ShBA-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, po marrin pjesë në konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2022” në Washington.
Kjo pjesëmarrje e Mehajt dhe Jasharit po bëhet me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u takuan me përfaqësusit e kompanive më të njohura prodhuese të industrisë amerikane të Mbrojtjes
“Nga aktivitetet përkatëse, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari theksuan rëndësinë e madhe dhe mundësinë e shkëlqyer që ka kjo pjesëmarrje për të vlerësuar faktin që krahas ndryshimit të kontekstit gjeopolitik, avancimit të teknologjisë ushtarake, avancimit të bashkëpunimit me shtetet aleate, të kemi në proporcion edhe investimet tona në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Mehaj tha se gjatë vitit 2021, Kosova ka investuar në pajisje ushtarake 96 për qind më shumë sesa në vitin 2019, ndërsa deri në fund të këtij viti, sipas tij, pritet që investimi të jetë 99 për qind më i lartë.
“Synimi ynë është që Ushtria e Republikës së Kosovës të jetë e pajisur me armatimet më moderne ushtarake, e gatshme për të përballuar të gjitha sfidat e sigurisë”, është shprehur Mehaj.
Më tej, bëhet e ditur se Mehaj e Jashari pritet të kenë takime me zëvendës-sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl, drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes, James hursch dhe Shefin e Byrosë së Gardës Kombëatre, Gjeneral Dainel Hokanson.
Gjithashtu, gjatë vizitës katërditore, Mehaj e Jashari pritet të takohen edhe me personalitete tjera të larta politike e ushtarake, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.






