Interesante

Miraton WBIF aplikimet e Kosovës për grante investive në fushën e parqeve solare

Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet e Kosovës për grantet investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro total.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka shpjeguar se këto mjete do të përdoren për dy projekte energjetike – atë të Ngrohjes Qendrore Solare dhe atë për Parkun Solar në hapësirat e KEK-ut.

Në njoftimin që ka bërë në facebook sot, Murati ka thënë se edhe marrëveshjet financiare do të nënshkruhen në ditët në vijim, dhe se “kështu i hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme”.

Related Articles

Back to top button