“Mu doke që nuk po nxen dielli kur shkoj djali i madh në kurbet”, rrëqeth e moshuara

“Mu doke që nuk po nxen dielli kur shkoj djali i madh në kurbet”, kështu e përshkruan zonja Hana Latifi, shkuarjen e djalit të saj në kurbet.
Në një intervistë për ATV-në, zonja Hana na tregon se sa dhimbje përjeton një nënë kur e përcjellë fëmijën në mërgim.
“Kur m’ka dalë djali i madh në Zvicër mu doke që nuk po nxen dielli kur shkoj djali i madh në kurbet, shumë jam mërzitë, shumë kam qajtur por tinëz, kurrkush nuk më ka pa.
Nusen e ka lanë këtu, u kanë shtatzënë ajo mas dy ditë ajo lindi çikë por ai shkoj në kurbet, e la nusen e shkoj. A ka ma ronë se kjo, po çka me bo, edhe i dyti kur ka shkua jam mërzitë por e ditsha që ky i dyti po strehohet te djali i madh, e s’jam mërzit shumë”, tha ajo.
Befasitë për zonjën Hana kanë qenë të shpeshta nga fëmijët në mërgim por rasti më i ndjeshëm ishte nga djali i madh që jeton në Zvicër, shkruan atvlive.tv.
“ Djali i dytë më tha një ditë hajde dalim pak, kur jam ardhë ishin kanë do këpuca të dera, thash kush është këtu, e kuptova që ish ardhë djali i madh Agimi”, shtoi ajo./atvlive.tv/Korrespodenti/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:



