Murati: Numri i veteranëve është i fryrë – me ligj të ri do të ketë verifikim e trajtim të dinjitetshëm
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për çështjen e listave të veteranëve të luftës, ku tha se numri i këtyre listave është i fryrë .
Ai paralajmëroi se me një ligj të ri do të bëhet një verifikim, pasi sipas tij, ligji aktual ka mundësuar që “të hapet dera dhe të rritet numri aq shumë”
Murati tha se ka një distancë të madhe se ku duan të arrijnë si qeveri, për shkak se sipas tij, në të kaluarën menyra se si janë dizajnuar ligjet nuk kanë shkuar siç duhet.
“Dhe, si rezultat i kësaj, ka evidencë dhe ka numra të cilët figurojnë se nuk janë numra të saktë – me fjalë të tjera është fryrë numri. Ndoshta mund të kenë qenë edhe për shkak të keq-dizajnimit të ligjit kur është shkruar por si qeveri ne kemi bërë një dizajnë të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim, i cili na mundëson që të ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim”.