Natasha Kandiq kërkon lirimin e policëve të kidnapuar

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.
Në një shkrim në Twitter, Kandiq ka shkruar se Serbia duhet t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë.
Tutje, ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u kidnapuan teksa kalonin përmes Serbisë, dhe më pastaj u vranë nga Policia e Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovës.
“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë.” – ka shkruar Kandiq në Twitter./Sinjali
Da MUP vrati kosovske policajce na Kosovo, s poverenjem da nisu znali da su prešli granicu i kao znak sećanja na sudbinu braće Bytyqi, koji su prešli granicu pomažući Romima da pređu u Srbiju i nikada više nisu viđeni živi.— Natasa Kandic (@natasakandic) June 14, 2023



