Në Lagjen e Boshnjakëve shtohet numri i policëve
Policia e Kosovës është vendosur në Lagjen e Boshnjakëve në numër më të madh.
Se prezenca e pjesëtarëve të policisë do të rritet në veri, e ka konfirmuar edhe vetë Policia e Kosovës, ku tha se në aspektin operacional, ata kanë kapacitete për menaxhimin dhe kontrollin e situatës së sigurisë në vend.
“Prioritet i Policisë së Kosovës është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, policia ditëve në vijim do të rris prezencën policore në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se ditëve të fundit në veri të vendit ka pasur disa shpërthime me shok-bomba, granata dore e gjuajtje me armë në kohën kur në atë pjesë të vendit planifikohen të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore.