Ngjarje

Në Zveçan tensione, por kjo është gjendja në Zubin Potok e Leposaviq

Situatë të tensionuar vazhdon të jetë në Zveçan, ku grupe të serbëve lokalë – mes tyre disa edhe me maska e kapele – qëndrojnë të tubuar para ndërtesës së komunës.

Kordoni i pjesëtarëve të KFOR-it është vënë në afërsi të objektit, ndërsa pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk shihen aty. Sipas raportimeve, policët e Kosovës janë brenda objektit komunal.

Në Zubin Potok raportohet për situatë më të qetë, edhe pse grupe qytetarësh vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së komunës edhe atje. Ngjashëm është situata edhe në Leposaviq, ku një numër njerëzish u larguan nga protesta./REL

Related Articles

Back to top button