Nesër i jepet lamtumira e fundit 36-vjeçarit nga Prizreni që vdiq në aksidentin në Çagllavicë
Ngjarje e rëndë që i ka ndodhur familjes Qovanaj nga Prizreni pasi në një aksident trafiku u përfshi djali i tyre i cili humbi jetën tragjikisht në Çagllavicë të Prishtinës.
Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se nesër do t’i jepet lamtumira e fundit më të dashurit të tyre.
Sipas njoftimit mortor,varrimi i 36-vjeçarit do të bëhet të dilën më 4 dhjetor me drekë në ora 12:00.
Dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Qovanaj nuk ishte i vetëm në veturë, ai ishte në shoqërinë e shokut të tij.
Sipas informacioneve të para, shoku i të ndjerit është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK.
Ndërsa, në lidhje me këtë rast, tashmë është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.