Nga Akuzat për Narcisizëm e deri te Manipulimi Emocional: Kontradiktat e Egli në Big Brother VIP

Një postim i fundit që bërë Egli ka nxjerrë në pah kontradiktat e mëdha në rrëfimin dhe sjelljen e Eglit brenda Big Brother VIP Albania. Fillimisht, ajo e ka akuzuar Gjestin për narcisizëm dhe manipulim, por në të njëjtën kohë është përpjekur të viktimizohet dhe të krijojë imazhin e një dashurie të njëanshme për të marrë vëmendje.
Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, Egli ka ushtruar presion psikologjik mbi Gjestin, duke krijuar situata të ngarkuara emocionalisht dhe duke e bërë atë të duket si personi që po e refuzonte.
Në momentet kur vëmendja u zhvendos nga ajo te Xheneta, Egli menjëherë kërkoi një takim sy më sy me Gjestin, duke tentuar të rikrijojë narrativën e një historie dashurie, vetëm që të ishte përsëri në qendër të vëmendjes.
Kjo sjellje tregon qartë se më shumë sesa ndjenja të sinqerta, Egli ka pasur një strategji të mirëmenduar për të përfituar personalisht dhe për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale. Për më tepër, edhe produksioni duket se e ka favorizuar këtë narrativë, duke i dhënë asaj hapësirë dhe përkrahje.
Nga akuzat për narcisizëm e deri te manipulimi emocional, sjellja e Eglit në këtë reality show mbetet një shembull i qartë i një loje të kalkuluar, ku viktimizimi dhe përdorimi i emocioneve si armë janë vënë në funksion të një strategjie për përfitime personale. Publiku tashmë ka kuptuar lojën e saj, dhe mbetet për t’u parë nëse Egli do të pranojë realitetin apo do të vazhdojë të shitet si viktimë e një dashurie të sajuar.