Ngjarje

Nisin testimet për stabilitetin e Urës së Ibrit – inspektohet nga Sveçla, Durmishi e Krasniqi

Dy ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi, si dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, kanë inspektuar sot Urën e Ibrit, të cilën Qeveria e Kosovës planifikon ta hapë për qarkullim së shpejti.

Aty kanë nisur sot testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës.

Krahas testimeve të stabilitetit, ministri i Punëve të Brendshme, ai i Administratës Lokale dhe zv/ministri i Infrastrukuturës po kryejnë inspektimin e Urës.

Diskutimet për urën janë aktualizuar në muajt e fundit, pas thirrjeve në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut që ura të hapet tërësisht për qarkullim. Këtë komunë në veri të Kosovës e udhëheq Erden Atiq nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Pas tij, Qeveria e Kosovës ka nisur konsultimet me partnerët e saj ndërkombëtarë për rivitalizimin e urës dhe ua ka prezantuar atyre një plan për këtë.

Megjithatë, shtetet e QUINT-it e kanë kundërshtuar planin e qeverisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës.

Related Articles

Back to top button