Ngjarje

Njësia Speciale deperton në thellësi të veriut – afër urës së Bistricës pranë Banjskës

Dje janë vendosur postblloqe policore me qëllim parandalimin e aktiviteteve kriminale, kontrabandës, por edhe garantimin e lirisë së lëvizjes.

Nga misioni ndërkombëtar thanë se ushtrimet duhet të testojnë aftësitë e tyre, pasi ato mund të “zbusin rrezikun kolektiv nëse marrëveshjet e ardhshme politike nuk mund të përmbushen”, megjithëse shtojnë se ka aktorë në terren të angazhuar për përparim.

Sot pritet të ketë edhe një protestë nga serbë, pasi pikërisht në mesditë lista Srpska ka caktuar protestë në njërën nga barrikadat – në Rudar.

Protesta është organizuar si reagim ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, i cili ka bërë thirrje që barrikadat të hiqen sa më shpejt, sepse po vijnë Krishtlindjet.(foto kossev)

Related Articles

Back to top button