Ngjarje

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, Rama i reagon ashpër OKB-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar ashpër faqes zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila i është referuar Kosovës dhe Serbisë si ‘Prishtina dhe Beogradi’, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Rama ka parashtruar pyetje nëse ky është një gabim serioz apo një lapsuz.

 “Beogradi dhe Prishtina” ?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar për të është “Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë,” dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm nuk do ta përdorte termin e saktë me qëllim. Ju lutem jepni menjëherë sqarime”, shkroi kryeministri shqiptar.

Titulli i sjellë si shembull nga Rama ishte: “Deklaratë që i atribuohet zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm- për marrëveshjen e rrugës së normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.”/GazetaSinjali/

Related Articles

Back to top button