Ngjarje
Osmani organizon pritje për ndërkombëtarët: Kosova është më e fortë me miqtë krah saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka pritur këtë javë korin diplomatik në pritjen e fundvitit që ka organizuar.
Osmani përmes një postimi në Twitter ku ka ndarë momente nga kjo pritje, ka thënë se Kosova është më e fortë me miqtë krah saj.
“Këtë javë, në pritjen e fundvitit me korin diplomatik, kujtova ndikimin pozitiv që partneriteti ynë me aleatët kanë pasur mbi Kosovën dhe për qytetarët tanë dhe falënderova komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme”- ka shkruar Osmani.