Ngjarje

Paralajmërohet mot i ftoftë në vikend, temperaturat deri në -8 gradë

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i ftoftë.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.

Po ashtu, të dielën parashihet të mbajë mot i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius.

Related Articles

Back to top button