Ngjarje

Pas Kosovës, Escobar dhe Lajçak i shkojnë për vizitë Vuçiqit në Beograd

I Dërguari i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak dhe ai i ShBA-së, Gabriel Escobar pas vizitës në Kosovë do të udhëtojnë drejt Serbisë.

Presidenca serbe ka njoftuar se ata do të priten në takim 12:45 nga presidenti Aleksandër Vuçiq.

Takimi do të jetë trepalësh derisa do të diskutohen zhvillimet e fundit që lidhen kryesisht me veriun e Kosovës dhe barrikadat e vendosura nga ana e serbëve.

Escobar dhe Lajçak një natë më parë kanë takuar në Prishtinë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit Lajçak ka deklaruar se barrikadat është mirë të largohen me marrëveshje dhe jo me buldozerë.

Related Articles

Back to top button