Pas takimit me Osmanin, Ambasadorja e USAID: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, mënyra e mirë për të ecur drejt integrimeve evropiane
Ndihmës Administratorja e USAID-it, Erin E. McKee pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, është mënyra më e mirë për përmirësim të raporteve mes fqinjëve.
“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër është mënyra më e mirë që ti ndihmojë Kosovës ti përmirësoj raportet e saj me vendet fqinje dhe në këtë mënyrë edhe të zë vendin e vet në mesin e vendeve tjera në kuadër të integrimeve evropiane”, ka thënë McKee.
Ambasadorja e USAID-it, shtoi se ata do të jenë këtu për të gjitha vendet e rajonit.
“Ne do të jemi këtu për të gjitha vendet e rajonit, që të krijojmë një mjedis ku të rinjtë nuk do ta shohin më të ardhmen jashtë atdheut të tyre”, tha McKee.