Ngjarje
Pas videos në TikTok ku u akuzua se përdhosi flamurin kombëtar, hoxhë Mazllami publikon video duke valëvitur flamurin kuq e zi nëpër qytet

Hoxha Mazllam Mazllami ka reaguar për videon e publikuar në Tiktok ku ai dëgjohet duke thënë se flamuri i Shqipërisë “është harrën, leckë, bezë”.
Për RTV Dukagjini ai ka thënë se kjo është një video e shkëputur më qëllim që të komprometohet figura e tij.
“Video e shkëputur, dy fjalë të nxjerrura për të më kompromentuar mua”, ka thënë ai.
Madje, hoxhë Mazllam Mazllami ka publikuar video duke valëvitur flamurin kuq e zi nëpër qytet me motoçikletën e tij.



