Ngjarje

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër

Më herët se që është pritur, ka përfunduar takimi trepalësh në Ohër mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, rpaorton Gazeta Sinjali.

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiq ka zgjatur rreth një orë, teksa sipas njoftimit të BE-së, pas takimit pritet të deklarohet për media Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Kujtojmë se fillimisht Kurti u takua ndaras me emisarët e BE-së, po ashtu edhe Vuçiq.

Në agjendë të këtij takimi kanë qenë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi./GazetaSinjali/

Related Articles

Back to top button