Ngjarje

Personi që u gjet i vdekur në një veturë te Mati 1 është 28-vjeçar, detajet e fundit nga Policia

Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me gjetjen e një personi të vdekur në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Bëhet fjalë për rrugën Sokol Sopi ku dyshohet se një 28 vjeçar, sipas informacioneve paraprake të policisë ka bërë vetëvrasje.

Megjithatë, policia po vazhdon në hetimin e rastit deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, thotë Borovci.

Related Articles

Back to top button