Ngjarje
Policia e Kosovës pajiset me armë të gjata, Sveçla i prekë i pari
![](https://thanjani.com/wp-content/uploads/2024/01/Screenshot_20240112_164027_Facebook-780x470.webp)
Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.
Lajmin e ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. I njëjti bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës kanë dalur në aeroport për t’i prekur të parët armët e reja.
“Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë.
Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës” shkruan Sveçla në njoftim.