Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare
Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një gruaje e cila po dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj dhe keqpërdorim të kartelave bankare.
Policia ka publikuar edhe fotografinë e saj.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar.
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i kartelave bankare , që është raportuar në polici në nëntor të vitit 2023.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.